Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ka luajtur në tri kontinente, ish-i i Barçës: Messi dhe Ronaldo nuk janë shembuj për të rinjtë

I konsideruar si një nga talentët më të mëdhenj në të gjithë skenën e futbollit botëror në një moshë shumë të re, Bojan Krkic njoftoi marsin e kaluar përfundimin e një karriere të gjatë e zhvilluar në tri kontinente të ndryshme.

Ka luajtur në Spanjë, Itali, Angli, Holandë, Gjermani, Kanada dhe Japoni dhe që sot është kthyer atje ku filloi gjithçka: në Barcelonë.

Bojanit iu besua detyra e ndjekjes dhe kujdesit për djemtë e La Masias, një nga sektorët më të rëndësishëm të futbollit të të rinjve në botë.

Ish-sulmuesi me të kaluar te Roma dhe Milani, duke folur për “AS” për dokumentarin e Rakuten TV “Bojan Krkic, përtej buzëqeshjes”, ka shpjeguar pse Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk duhet të konsiderohen si shembuj për futbollistët e rinj.

Lexo edhe:

“Sot po bëj diçka që gjithmonë kam dashur ta bëj. Ndihmoj me përvojat e mia si lojtar. Njerëzit mendojnë se gjithçka është e bukur, por ka vuajtje dhe përpjekje. Me këtë dokumentar doja të shpjegoja atë që kam përjetuar. Nuk është vetëm për tifozët e futbollit, por shkon më tej, flet për situata personale dhe mëson se Messi nuk është shembulli”.

Messi e Roaldo, raste të jashtëzakonshme: “As Messi, as Cristiano, as Rafa Nadal nuk janë raste të zakonshme dhe prandaj nuk mund të jem shembull për të rinjtë. Ata janë të jashtëzakonshëm. Suksesi nuk është ai.

Për mua, Sergio Canales është një sportist i suksesshëm sepse ai mbërriti në ekipin kombëtar pavarësisht se e theu gjurin tri herë. Joselu mbërriti te Reali i Madridit në moshën 33-vjeçare. Ky është sukses”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...