Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Kandidatura e përbashkët, Itali-Turqi synojnë organizmin e Euro 2032

Federatat e Futbollit të Italisë (FIGC) dhe Turqisë (TFF), kanë rënë dakord midis tyre për organizmin e Euro 2032. Dhe kanë nisur një letër në drejtim të UEFA-s lidhur me mundësinë e zhvillimit të Europianit të vitit 2032 në këto dy vende.

Marrëveshja është arritur midis presidentëve Gabriele Gravina dhe Mehmet Buyukeksi. Vendimi nga UEFA lidhur me fituesin për organizimin e Euro 2032 do të merret në datën 10 tetor. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv në Nyon të Zvicrës.

Nëse kërkesa e përbashkët e federatave aprovohet, Italisë do t’i duhet të nisë nga puna për rikonstruktimin e stadiumeve të saj kryesore. Me “Olimpicon” e Romës dhe “San Siron” e Milanos, që janë dy stadiumet e para ku duhet ndërhyrë.

Lexo edhe:

Megjithatë, për këtë të fundit ka kohë që flitet për një rikonstruksion. Në rast të një pranimi të kërkesës, për Italinë do të ishte hera e tretë që organizon një kampionat Europian (1968, 1980). Ndërsa për Turqinë do të ishte hera e parë.

Zhvillimi i Europianit në Itali do të ishte një lajm i mirë edhe për tifozët shqiptarë, të cilët do të mund të ndiqnin me lehtësi kompeticionin më të rëndësishëm të UEFA-s.

Turneu do të organizohej në 6 stadiume italiane dhe po kaq turke. Sipas akordit, ndeshja hapëse do të bëhet në stadiumin “Ataturk” në Stamboll, ndërsa finalja e madhe në “Olimpico” të Romës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....