Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Kapiteni largohet pas një jete me Realin, Interi gati të përfitojë

Nacho Fernandez ka luajtur gjithmonë me vetëm një skuadër: Realin e Madridit. Mbrojtësi ka dalë nga akademia e “Los Blancos”, teksa prej vitit 2012 është pjesë e skuadrës së parë.

Periudhë gjatë së cilës ka fituar 23 trofe, ku bien në sy pesë medaljet e Champions League. 34-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin e jetës.

Rinovim nuk do të ketë, me mbrojtësi që ka njoftuar drejtuesit e Realit që do të largohet në fundin e sezonit. Pasi dëshiron të provojë një tjetër eksperiencë në karrierën e tij.

Lexo edhe: 

Disa klube nga La Liga janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë për ta bërë pjesë të tyren, por ka edhe sirena italiane.

Interi, klub gjithmonë i gatshëm për të përfituar nga lojtarët pa kontrata, është i interesuar për shërbimet e kapitenit të skuadrës së Carlo Ancelottit.

Kampionët e ardhshëm të Italisë tentuan afrimin e lojtarit të lindur në Madrid edhe gjatë verës së kaluar, por mungoi marrëveshja.

Marotta shpreson që një gjë e tillë të ndodhë këtë verë. Për t’i dhuruar teknikut Simone Inzaghi një përforcim plot eksperiencë në prapavijë.

Ndërkohë, Nacho nuk dëshiron të nxitohet dhe është gati të shqyrtojë çdo ofertë. Sidomos propozimet e majme që vijnë nga jashtë Europës. Si nga Arabia Saudite dhe MLS-ja amerikane.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...