Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Klopp, i fiksuar pas “yllit” të Arsenalit: E doja të Dortmundi, por preferoi Realin

Jürgen Klopp, trajner i Liverpoolit, zbulon detaje të panjohura rreth përpjekjeve të tij për të nënshkruar me një talent premtues kur ishte pjesë e Borussias së Dortmundin, por në fund djaloshi vendosi të shkonte te Reali.

Në një intervistë ekskluzive dhënë kanalit norvegjez TV 2, trajneri gjerman shpjegon si e kishte pikasi “yllin” aktual të Arsenalin, Martin Odegaard, të cilin e vlerëson shumë për mënyrë sesi luan futboll.

“Më pëlqen shumë Odegaard. Ishte pak më e vështirë për të në fillim të karrierës kur ishte pjesë e Realit. Dukej sikur nuk po e gjente rrugën e tij. Kjo më zhgënjeu shumë, sepse e kërkuam te Dortmundit kur ishte shumë i ri. Patëm një bisedë të gjatë kur Martin Odegaard ishte ende fëmijë, së bashku me të atin. Në fund ai vendosi për Real Madridin.”

Martin Odegaard, i cili në moshën 15-vjeçare debutoi në kombëtaren norvegjeze, nënshkroi me Realin më 22 janar 2015 nga Stromsgodset.

“Ju nuk mund ta imagjinoni se sa talente, talente të mëdha, kam parë gjatë shumë viteve në këtë biznes. Në atë kohë, Martin ishte 15 vjeç dhe luante në elitën e futbollit norvegjez. E gjithë bota u çmend për të,” kujton Klopp.

Pse Odegaard nuk e pranoi ofertën e Klopp për të nënshkruar me Borussia Dortmund?

“Nuk jam i sigurt, duhet ta pyesni, por ndoshta kam qenë shumë i sinqertë atëherë”, shpjegon Klopp.

“I thashë Odegaardit se ai ishte ende fëmijë, ende shkonte në shkollë. Ne donim të krijonim një mjedis ku ai mund të rritej dhe zhvillohej. Jam shumë i lumtur që ai tani është bërë lojtari që të gjithë shpresonim se do të bëhej. Në fakt, edhe më i mirë se kaq, si të thuash. Ai ka një rol të rëndësishëm tek një Arsenal shumë i fortë. Ai është ende i ri, i kthjellët, me shumë ndikim. Sinqerisht, nuk mund të them asgjë negative për të. Ai është me të vërtetë një lojtar plot klas”, analizoi Klopp.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...