Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Klubi turk shkarkon holandezin Kluivert, mund ta pasojë një kampion bote

Përvojës së Patrick Kluivert në krye të skuadrës turke, Adana Demirspor, i vjen fundi. Humbja ndaj Samsunsporit (2-3), të dielën, vulosi fatin e trajnerit holandez, i cili ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Në detyrë që prej muajit korrik, ish-drejtori i futbollit të PSG-së pati përvojën e tij të parë në stolin e një klubi në Turqi.

“Me marrëveshje të dyanshme u ndamë nga trajneri ynë, z. Patrick Kluivert. Dëshirojmë të falënderojmë zotin Kluivert dhe stafin e tij për atë që i kanë sjellë klubit tonë dhe t’i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, ka zyrtarizuar klubi në një njoftim për shtypin.

Lexo edhe:

Klubi i Adanas e nisi mirë sezonin dhe renditet në vendin e pestë në kampionatin turk.

Mario Balotelli, M’Baye Niang, Nani dhe Benjamin Stambouli, emra të njohur që luajnë për këtë skuadër, ende nuk e dinë se cili do të jetë trajneri i ri vetëm katër ditë para ndeshjes kundër Galatasaray-t, të premtën, në orën 18:00.

Media italiane, më konkretisht “Gazzetta dello Sport”, shkruan se në “pole” për të marrë vendin e lënë bosh nga Kluivert është Fabio Cannavaro.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...