Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s miraton strategjinë e re të UEFA-s 2024-30 “Të bashkuar për sukses”

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen e radhës në Paris ku u diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europian.

Në këtë mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe Zv.Presidenti i UEFA-s, Armand Duka, njëkohësisht edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s u miratuan disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strategjinë e UEFA-s 2024-30 “Të Bashkuar për Sukses”.

Lexo edhe:

Strategjia ofron një drejtim dhe udhërrëfyes të qartë për të udhëhequr si UEFA-n ashtu edhe komunitetin më të gjerë evropian të futbollit dhe synon të fuqizojë rolin e futbollit në çdo komunitet në të gjithë Evropën, duke ruajtur lidhjen integrale midis futbollit bazë dhe garave elitare. Ai bazohet në 7 vlera kryesore: Respekti, Barazia, Drejtësia, Hapja, Uniteti, Integriteti dhe Përsosmëria.

U miratua edhe sistemi i detajuar i shpërndarjes së të ardhurave në kompeticionet e UEFA-s për djem 2024-2027.

Gjithashtu KE-ja miratoi edhe datën dhe vendin se ku do të mbahet Kongresi i 49-të i zakonshëm i UEFA-s që do të zhvillojë punimet e radhës në Beograd më 3 prill 2025.

U vendos edhe data dhe vendi për mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që do të mbahet në Dublin më 22 maj 2024.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...