Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Konsiderohej Luka Modrici i ri: Nuk durova, doja të luaja para Xavit dhe Iniestës!

Alen Halilovic dikur konsiderohej Luka Modrici i ardhshëm. Në vitin 2014, Barcelona i pagoi 2.2 milionë euro Dinamos Zagrebit për shërbimet e rij, por realiteti është se kroati nuk ia doli kurrë të binte në sy te “blaugranat”.

Madje ai zbulon në një intervistë me “The Athletic” se u frustrua shumë dhe, për këtë arsye mendoi se ishte më mirë të largohej nga klubi. Me kalimin e kohës e kuptoi se i mungonte durimi.

“Dy vitet e para ishin perfekte te Barça, por shpresoja të kisha një shans në ekipin e parë në sezonin e tretë. Pastaj kuptova se Luis Enrique nuk më kishte në llogari. Unë duhej të qëndroja edhe një vit sepse po bëja shumë mirë, mire, por Barça vendosi të më huazonte sërish, kështu që isha pak i frustruar me gjithçka. Nuk doja të shkoja përsëri në huazim, kështu që thashë “dreqin, po iki nga këtu”, ka shpjeguar mesfushori.

Lexo edhe:

Me kalimin e kohës, Halilovic e ka kuptuar duhej të priste momentin e tij.

“Kur je i ri, mendon se nuk ke kohë dhe mund të luash përpara Iniestës dhe Xavit. Kur e mendoj tani, më duhej të isha i durueshëm,” pranoi kroati.

Pavarësisht gjithçkaje, Halilovic thotë se mësoi shumë gjatë kohës së tij te Barcelona, dhe se ishte në gjendje të luante përkrah idhullit të tij, Messi. Përveç kësaj, i ka bërë shumë përshtypje cilësia e Busquets.

Halilovic aktualisht luan për Sittaard në Eredivise. Megjithatë, në verë ai mori një ofertë nga Arabia Saudite, të cilën e refuzoi.

“Më ofruan shumë para, por unë thashë “jo”, sepse ende mendoj se mund të arrij diçka të madhe. Prandaj zgjodha të vij këtu…”

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Serie A

Pas triumfit në Serinë A, Simone Inzgahi ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm dhe u ka kërkuar drejtuesve të Interit që t’i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...