Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Kualifikimi i Tiranës, Shehi: Çfarë u kërkova djemve përpara ndeshjes

Tirana fitoi 1-2 në Gjeorgji përballë Dinamo Batumit (Lushkja, Deliu), triumf që solli kualifikimin në raundin e dytë të Conference League. Aty ku bardheblutë do të sfidojnë turqit e Besikatasit.

Trajneri Orges Shehi, në prononcimin pas ndeshjes theksoi rëndësinë e kalimit të raundit të parë. Ndërkohë që zbuloi edhe kërkesën ndaj ekipit përpara duelit me Dinamon.

 

Kualifikim i rëndësishëm, përballë një kundërshtari që realisht ka vlera. Në minutat e fundit na rrezikuan dhe futën nën presion, edhe për shkak të atmosferës së tifozëve dhe cilësisë. Jemi të lumtur që kaluam turin. Po mendojmë të ndërtojmë një skuadër të mirë edhe për vazhdimësinë.

Frikë në minutat e fundit? Gjatë minutave të fundit ndryshuam vendosje. Edhe për shkak se kundërshtari shtoi forcat në zonën tonë. U bëmë me 3 qendra, për të mos lejuar krosimet e tyre. Që të ishim ne Zotët e ajrit. Ana psikologjike ishte në favor të kundërshtarit në minutat e fundit.

Lexo edhe: 

Besiktasi? Ne e dinim që kur u hodh shorti që do të kishim përballë një nga ‘gjigantët’ e futbollit turk. U kërkova lojtarëve që duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë tur. Që të shijojmë pastaj përballjen me këtë kundërshtar.

Dihet forca që ka Besiktasi, por më vjen mirë që kaluam turin, sepse është një motiv ana psikologjike për lojtarët, është një bonus. Ana psikologjike është shumë e rëndësishme”, deklaroi Shehi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...