Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Super Skuka, vjen nga stoli dhe kualifikon Mariborin

Gol, fitore me përmbysje dhe kualifikim në Conference League për Xhuliano Skukën dhe Mariborin. Skuadra sllovene, aty ku ish-sulmuesi i Partizanit është huazuar nga francezët e Metzit, mposhti 1-2 maltezët e Birkirkarës.

Dhe kaloi në raundin e dytë, pasi sfida e parë përfundoi në barazim 1-1. Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, ndërkohë që Maribori përmbysi gjithçka në dhjetë minutat e fundit.

Lexo edhe: 

Skuka u fut në fushë në minutën e 63’, teksa dy minuta përpara fundit shënoi një gol tepër të bukur. Duke i siguruar fitoren dhe kualifikimin skuadrës së tij.

24-vjeçari dibran veproi bukur në krahun e djathtë, iu shmang mbrojtjes kundërshtare, dribloi edhe portierin dhe dërgoi topin në rrjetë. Ky është goli i parë zyrtar për Skukën me Mariborin.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...