Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Kukësi synon suksesin e radhës ndaj Kastriotit, dy mungesa për verilindorët

Kukësi-Kastrioti çel javën e 20 të Abissnet Superiore këtë të diel, në një takim të rëndësishëm për të dyja skuadrat. Në pritje të inaugurimit të stadiumit të ri, verilindorët rikthehen sërish në Rrogozhinë, aty ku fituan 2-0 javën e kaluar përballë Egnatias, për të gjetur këtë herë si pritës, një Kastriot të rigjeneruar në drejtimin e trajnerit Emiljano Cela.

Skuadra e Diego Longos shkon aty në kërkim të një tjetër suksesi për të mos humbur kontaktin me kreun, natyrisht në pritje të ndonjë hapi fals të rivalëve të Tiranës që mund të ndiejnë presionin në rritje me një trepikësh të bluve. Edhe pse jo si objektiv zyrtar, titulli ngacmon padyshim dëshirat në kampin e verilindorëve dhe për tu arritur nevojitet vazhdimësia diçka që në javët e fundit ka munguar, me Kukësin që ka koleksionuar dy fitore dhe dy barazime në 4 javët e fundit.

Jo pa qëllim klubi është treguar aktiv në merkaton e dimrit, ku xhevahiri është padyshim Vasil Shkurtaj, që me gjetjen e formës optimale pritet të jetë një armë e shtuar në vazhdimësinë e këtij sezoni. Për këtë takim trajneri italian nuk do të ketë në dispozicion Marios Puntus dhe De Lucas, ndërkohë që ka në krahun e tij dhe statistikat, pasi Kastrioti ka qenë viktima e preferuar e verilindorëve këtë sezon me Kukësin që i ka fituar të dy takimet e fazave të para me një bilanc impresionues prej 9 golash të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

Gjithsesi gjërat kanë ndryshuar së tepërmi nga ai sukses 6-1 i dhjetorit të kaluar, pasi me Emiljano Celën, Kastioti ka gjetur shumë frymëzim, freski dhe edhe rezultatet pozitive. Krutanët shkojnë plot vetëbesim në këtë sfidë pasi kanë grumbulluar 2 fitore, 1 barazim dhe vetëm një humbje me trajnerin e ri, teksa në takimin e fundit gjunjëzuan 2-0 Dinamon.

Problemet për formacionin nuk mungojnë për Çelën që nuk do të ketë në dispozicion kapitenin Neziri dhe Adolf Selmanin, por gjithsesi forca e Kastriotit mbetet grupi dhe krutanët pritet të dhurojnë betejë në kërkim të një suksesi që do t’i bënte të parakalonin në klasifikim rivalët e Egnatias dhe Skënderbeut duke fituar kuota në luftën për mbijetesë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....