Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Ky Milan ka energji pozitive”, Leao: Gati dhe i karikuar për një sezon të madh!

Rafael Leao është gati për një sezon të zjarrtë me Milanin dhe bën të ëndërrojnë tifozët kuqezinj. Në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, portugezi shprehet se te ky Milan ndjehet një energji pozitive ndërsa shton se ai vetë ndjehet i karikuar për një sezon të madh.

“Më duhej një pushim në fundin e sezonit dhe kalova mirë me pushime, falë edhe miqve e familjes. Megjithatë, edhe gjatë kohës që isha me pushime jam stërvitur pak. Tani jam gati dhe i karikuar për një sezon të madh. Kam folur me trajnerin dhe me disa prej shokëve të skuadrës, ndjehet një energji shumë pozitive. Falenderoj edhe tifozët për mesazhet vlerësuese e motivuese që më dërgojnë çdo ditë, mezi po pres të nisë sezoni dhe të zbres sërish në fushë”, u shpreh Leao.

Lexo edhe: 

Kujtojmë se 24-vjeçari rinovoi këtë verë kontratën me Milanin duke firmosur me kuqezinjtë deri në vitin 2028, ndërsa italianët i besuan edhe numrin 10 teksa Leao është shndërruar në figurën kryesore të 19 herë Kampionëve të Italisë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...