Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Largimi i Garcias, De Laurentiis takim në Romë me trajnerin kroat

Pas përfundimit të aventurës së Rudi Garcias, është momenti që Napoli të emërojë sa më parë trajnerin e ri. Presidenti De Laurentiis po kërkon një profil që do t’i garantonte të paktën vendin e katërt në përfundim të sezonit, për të menduar më pas për një projekt afatgjatë.

I preferuari i De Laurentiis, për momentin, është Igor Tudor, ish-futbollisti i Juventusit, i mbetur pa punë pak kohë më parë pasi u shkarkua nga Marseja.

Kroatit i është propozuar një kontratë 7-mujore, me opsion rinovimi deri në vitin 2025. Kontaktet e drejtpërdrejta u zhvilluan në zyrat AdL.

Lexo edhe: 

Hapi i parë do të jetë shkarkimi zyrtar i Garcias, i cili ka kontratë dyvjeçare, por edhe një klauzolë në rast shkarkimi. Kështu francezi i ka të garantuara 2.8 milionë euro deri më 30 qershor.

Tudor, që preferon marrëveshje dyvjeçare, është i vetmi kandidat serioz. Walter Mazzarrit dhe Fabio Cannavaro janë të përjashtuar si alternativa.

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...