Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Legjenda e Uellsit: Jam gati të shkruaj historinë e vendit tonë

Soccer Football - FIFA World Cup Qatar 2022 - Wales Training - Al Sadd SC New Training Facilities 2, Al Rayyan, Qatar - November 20, 2022 Wales' Gareth Bale during training REUTERS/Lee Smith

Uellsi rikthehet pas 64 vitesh në finalet e një Botërori, një arritje që konsiderohet një ëndërr e kthyer në realitet. Legjenda e Uellsit, Gareth Bale, që me shumë mundësi po luan eventin e fundit të madh me përfaqësuesen e tij, deklaroi:

“Kur isha fëmijë, ëndërroja ta shihja Uellsin të luante në një Kupë Botërore dhe të isha pjesë e atij ekipi. Ëndrra është realizuar, është e pabesueshme dhe jam krenar që luaj për vendin tim.”

Kundërshtarët e të kuqve do të jetë kombëtarja e Shteteve të Bashkuara, vend ku Bale është zhvendosur (Los Angeles) pas mbylljes së përvojës së gjatë me Realin e Madridit.

“Tani jem në qiellin e shtatë dhe natyrisht marrim mesazhe nga miqtë tanë. Shohim që ka pritshmëri të mëdha te gjithë uellsianët. Flamujt e vendit tonë janë vendosur nëpër dritare, ka njerëz që ecin me fanella të kombëtares. Tani jam gati të shkruaj historinë e vendit tonë. Shkollat do të mbyllen kur të luhen ndeshjet tona, do të jetë një moment vërtet i madh në historinë tonë, dhe shpresoj se do të argëtohemi,” – përfundoi ish-lojtari i Realit të Madridit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...