Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Legjionarët/ Nga goli i Shpendit te rikthimi i Brojës, fundjava e kuqezinjve

Fundjava ka qenë e mbushur plot me zhvillime për lojtarët e Kombëtares shqiptare të impenjuar me klubet e tyre në Europë dhe jo vetëm, teksa shumica e kuqezinjve janë aktivizuar, duke qenë edhe këtë herë protagonistë.

Në Premier Ligën angleze, spikat rikthimi në fushë i sulmuesit Armando Broja, me sulmuesin që ka qëndruar për 9 muaj jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi të rëndë. Shqiptari u aktivizua në minutën e 79-të nga trajneri i Chelsea, Pochettino në sfidën ndaj Aston Vilës.

Broja luajti për rreth 20 minuta, duke llogaritur edhe kohën shtesë, dhe u shfaq në formë të mirë fizike, ndonëse nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Një lajm i mirë për stafin teknik kuqezi dhe të gjithë tifozët me sulmuesin që mund të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares në tetor.

Në Serie A italiane, ndeshja më e veçantë e të dielës për shqiptarët ka qenë Empoli-Inter. Për vendasit në formacionin titullar ishin portieri Etrit Berisha, mbrojtësi Ardian Ismajli dhe sulmuesi i talentuar, Stiven Shpendi. Në anën tjetër, Kristjan Asllani ishte në stolin e rezervave të skuadrës zikaltër.

Lexo edhe:

Një takim shumë i balancuar që përfundoi me fitoren e Interin, ndërsa Ismajli ishte një nga më të mirët në fushë deri në minutën e 51-të, ku u zëvendësua për shkak të një problemi muskulor. Vlerësime të mira edhe për paraqitjen e Berishës dhe Shpendit, ndërsa Asllani nuk u aktivizua për asnjë minutë.

Po në Itali, po këtë herë në Serinë C, binjaku tjetër Cristian Shpendi ka lënë gjurmë këtë fundjavë, duke shënuar për Cesenan që fitoi 0-4 në transfertë ndaj Fermanës. Goli i dytë radhazi në kampionat për sulmuesin e Kombëtares shqiptare U21, i cili ishte protagonist edhe në fitoren e madhe me përmbysje 3-2 ndaj Rumanisë më 12 shtator në “Elbasan Arena” për kualifikueset e Europianit U21.

Në Poloni, dy shqiptarët Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka janë aktivizuar këtë javë me Legian, që arriti të merrte një fitore 2-1 ndaj Gornik Zabrze, ndërsa edhe Jasir Asani ka luajtur titullar për Guangju FC në Korenë e Jugut pa mundur të shënojë këtë herë.

Në SHBA, Giacomo Vrioni ka qenë protagonistin në MLS, duke dhënë një asist për skuadrën e tij në barazimin 2-2 ndaj Chicagos e që i dha mundësi New England Revolution të kalojë në play-off.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....