Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Lewandowski: Dua të qëndroj, me Xavin ende mund të fitojmë

Robert Lewandowski, sulmues i Barcelonës, foli për të ardhmen e tij për gazetën “Sport”, duke e bërë të qartë se shpreson të qëndrojë të paktën deri në vitin 2026: “Sigurisht, një nga synimet e mia është të luaj sërish në “Camp Nou”, sepse është një stadium magjik, një fushë magjike.

Po, sigurisht që dua të luaj akoma atje, por duhet të presim edhe 10 muaj të tjerë. Mendoj se ndihem shumë rehat në qytet, familja ime është mirë, jemi shumë të lumtur. Mund të jem i kënaqur vetëm me gjërat e mia, por edhe pjesa tjetër është në rregull”.

Lexoni edhe:

E prisnit largimin e Xavi në fund të sezonit?

“Të jesh trajner apo lojtar në Barcelonë do të thotë të dish të përballosh një presion të madh, është normale dhe skuadra apo klubi po kalon një moment më të vështirë se më parë, me një skuadër me lojtarë shumë të rinj. Pritshmëritë janë gjithmonë.

E kuptoj se çfarë do të thotë e gjithë kjo për të: ai është nga Barça, ishte lojtar dhe tani trajner. Nga pikëpamja emocionale është shumë e vështirë për ta kuptuar atë në mënyrë perfekte.

Kjo është arsyeja, pse ai u kërkon të gjithëve të përqendrohen për këtë sezon, sepse me Xavin ne ende mund të fitojmë, jo vetëm ndeshje… Unë jam i fokusuar në këtë 100%.”

Nuk mendoni për të ardhmen?

“Nuk dua të flas se çfarë do të ndodhë, prioriteti është tani”.

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Kategoria Superiore

Teuta prek Final 4-ën e titullit kampion. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten...