Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lewandowski “thërret” Messin: Është legjendë, ndryshoi klubin

Robert Lewandowski komentoi mundësinë e kthimit të Lionel Messit te Barcelona për sezonin 2023/2024.

“Duhet të presim për të parë nëse Leo do të vijë. Mund të vijë. Mund të ndodhë që brenda pak ditësh. E di që të luash me të është shumë e thjeshtë, sepse Leo mund të luajë me ty në çdo pozicion, në çdo kohë. Ai është një lojtar që do të doja ta kisha në çdo ekip ku luaj”, tha polaku në një prononcim për RTVE, cituar nga “AS”.

“Ai është një legjendë e Barcelonës, ishte ai që ndryshoi klubin. Do të jetë fantastike nëse rikthehet”, shtoi Lewa.

Ndërsa për largimin e mundshëm të Benzemasë nga Reali, shtoi:

“Do të jetë e vështirë për Realin e Madridit nëse Benzema largohet. Nuk e di se kur do të ikë, por nuk ka rëndësi, kur të ndodhë kjo do të jetë e rëndësishme, sepse po flasim për një lojtar ikonë, një nga më të mirët në botë”.

Lexo edhe:

Sa i përket sezonit të tij të parë në radhët e “blaugranave”, sulmuesi veteran theksoi:

“Jam shumë i lumtur me atë që kemi arritur këtë vit, për klubin, për shokët e mi, për qytetin dhe tifozët. Doja të bashkohesha me këtë projekt. E di që ekipit i duhej kohë, se nuk mund të ndryshoje gjithçka menjëherë. Por unë parashikoj se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe është mirë të jesh pjesë e këtij ndryshimi”.

Këtë sezon, në 45 ndeshje për Barcelonën, Lewandowski ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë tetë asistime.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...