Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Lici pas sulmit: Ishte një ditë e zezë, nuk e di nga vinë kërcënimet!

Administratori i Vllaznisë foli për mikrofonin e Supersport përpara ndeshjes ndaj Teutës dhe vetëm pak orë pas asaj ngjarjeje të rëndë që ndodhi në Shkodër ku poshtë makinës së tij u gjend një sasi e dyshuar eksplozivi e cila u hoq me ndërhyrjen e policisë. Në intervistën e Supersport Lici e shpjegoi kështu ngjarjen.

Mund të na përshrkuani të rejat e fundit? “Kam vetëm një informacion dhe është se ka qenë C4 dhe nuk jam i interesuar më tepër pasi dhe organet kompetente do të merren me këto gjëra. Ishte një ditë e qetë, e zakonshme dhe pashë diçka të dyshimtë në makinë, më pas lajmërova policinë. Faleminderit Zotit, nuk ishte goditje për Licin, por ishte goditje për sportin në përgjithësi. I them atyre që kanë marrë pjesë në këtë gjë larg duart nga sporti”.

E përjashtoni pistën e biznesit? “Po, normalisht. Unë nuk jam person që kam probleme të tilla. Unë merrem me pijet freskuese dhe kam vite në binzes”.

Përse presione, nga vijnë? “Unë nuk jam në gjendje të shprehem nga vijnë këto presione, ne kemi zbatuar anën profesionale dhe kam qenë transparent me të gjithë. Çdo gjë që është bërë, është bërë me dokumenta dhe transparencë. Çdo njeri që mendon se mund të kontribuoj të Vllaznia mund të largohet dhe të rikthehet”.

Ndeshja ndaj Teutës? “Është ndeshja e radhës dhe do të kërkojmë të marrim fitoren”.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...