Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Marrëdhënia mes dy shokëve në diskutim, Camavinga: Nëse Tchouameni është më i zoti, le të luaj ai!

HELSINKI, FINLAND - AUGUST 10: Aurelien Tchouameni, Karim Benzema, Eduardo Camavinga and Ferland Mendy of Real Madrid pose for a photograph with the UEFA Super Cup trophy after the final whistle of the UEFA Super Cup Final 2022 between Real Madrid CF and Eintracht Frankfurt at Helsinki Olympic Stadium on August 10, 2022 in Helsinki, Finland. (Photo by Oliver Hardt - UEFA/UEFA via Getty Images)

Eduardo Camavinga është duke fituar gjithnjë e më shumë minuta në radhët e Real Madrid. Tashmë, trajneri Carlo Ancelotti i beson francezit edhe në rolin e mbrojtësit të majtë, edhe pse Camavinga është një mesfushor i lindur. Shpeshherë aktivizimi i Camavingës ka spostuar në stol patriotin e tij, Aurelien Tchouameni. Megjithatë, së fundmi, 22-vjeçari shprehet se asgjë nuk ka ndryshuar në raportin e tij me Tchouamenin teksa e konsideron atë si një vëlla.

Lexo edhe:

“Siç e kam thënë gjithnjë, unë e konsideroj Tchuamenin një vëlla. Kalojmë shumë kohë së bashku dhe Tchouameni u konsultua me mua para se t’i bashkohej Real Madrid. Sa herë luajmë së bashku në fushë, mundohemi të kombinojmë dhe shoqëria jonë nuk vendoset në diskutim nga konkurrenca. Kur qëndrojmë bashku, nuk flasim shumë për fushën e lojës.

Unë e them gjithnjë se nëse ai është më i mirë se unë atëherë le të luajë dhe të jetë titullar. Ne nuk mërzitemi kurrë nëse njëri nga ne nuk luan, dhe unë e di se kështu e mendon edhe Tchouameni. Ai është i pari që vjen dhe më komplimenton sa herë unë bëj një paraqitje të mirë, ndaj mes nesh nuk ka kurrë hatërmbetje”, u shpreh Camavinga.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...