Shqipëria U-15 luajti mesditën e sotme ndeshjen e dytë ndaj Celikut, në kuadër të turneut “Josip Katalinski Skija”, që po zhvillohet në Bosnje Hercegovinë. Kuqezinjtë e vegjël u mundën me rezultatin 4-1 nga skuadra e Celikut të Zenicës. Denis Matraku realizoi golin e vetëm për Kombëtaren U-15 në këtë takim të dytë të Shqipërisë në turneun boshnjak.
Trajneri Armand Dama hodhi në fushë këtë 11-shë titullare: Bjorni Betoja (GK), Frensi Mali, Dion Vata, Edin Jakupi, Majkol Luka (C), Ismail Ademi, Alvi Kumbaro, Arnis Neza, Alteo Qirici, Odisea Gjati, Dionis Peraj.
Në 15 minutat e para të takimit, kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje shumë të mirë, me kontroll të mirë të topit dhe krijuan disa raste shënimi. Mirëpo, dy golat e pësuar në minutën e 16′ dhe 19′ duket se e demoralizuan skuadrën e kuqezinjve të vegjël, të cilët tentuan të reagojnë.
Lexo edhe:
- Bayern kthehet nga City, kërkon sulmuesin kampion bote
- PSG mendon seriozisht për Hernandez, nisin kontaktet e para
- Mesfushori i Wolves refuzon Arsenal-in, pret vetëm ofertën e Barcelonës
- Dikur titullarë, sot të padëshiruar, Marseille nxjerr në merkato dy lojtarë
Në fund të pjesës së parë, kuqezinjtë pësojnë edhe golin e tretë nga skuadra e Celikut. Sakaq, në pjesën e dytë të takimit, trajneri Armand Dama bën disa zëvendësime për të rifreskuar skuadrën kuqezi. Boshnjakët realizojnë edhe golin e katërt të takimit në minutën e 64′, ndërsa golin e vetëm për kuqezinjtë e shënon Denis Matraku.
Ky ishte takimi i dytë i Shqipërisë brenda dy ditëve, teksa nesër do të luajnë edhe ndeshjen e fundit të turneut në Qendrën e Ekipeve Kombëtare të Bosnje-Hercegovinës në ora 13:00.
