Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Manchester City me “marsh” të fundit, katër gola Brightonit

Manchester City me shpejtësi maksimale në sprintin final të sezon. Kampionët në fuqi të Premier League-s fituan thellë 4-0 në fushë e Brightonin dhe shkojnë në kuotën e 76 pikëve, një më pak se Arsenali, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

De Bruyne, Foden dy herë dhe Alvarez ishin autorët e golave (tre në pjesën e parë) në këtë ndeshje që nuk pati shumë histori. Duke qartë që deri në javën e fundit të Premier League-s gara për titullin do të jetë e ethshme mes Arsenalit dhe City-t, ndërsa Liverpooli me humbjen në derbi ndaj Evertonit duket se i ka minimizuar shanset për triumfin përfundimtar.

Lexo edhe:

Brighton – Manchester City 0-4 

Brightoni reziston më pas se 17 minuta në ndeshjen e shtëpisë ndaj Manchester City-t. Kampionët në fuqi të Premier Legue-s e zhbllokuan takimin me Kevin De Bruyne, që realizoi një gol fantastik me kokë pas krosimit të Walker, 0-1.

Nëntë minuta më vonë, Phil Foden, i ndihmuar edhe nga devijimi i topit, e dërgoi topin në rrjetë nga një goditje standarde në një pozicion ballor me portën, 0-2

Nuk ndalet City, vjen goli i tretë nga Foden, 0-3.

Vjen goli i katërt i shënuar nga Alvarez, 0-4.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Serie A

Në një prononcim për Radio Serie A, Javier Zanetti, legjenda e Interit dhe njëkohësisht zv. presidenti i klubit zikaltër, ka zbuluar surprizën më të...