Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mblidhet Bordi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, prezent edhe Rama: Politika nuk i merr vendimet si sporti

Komiteti Olimpik ndërkombëtar zhvilloi në Tiranë për herë të parë mbledhjen e Bordit të tij, një takim ku ishte prezent edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili në fjalën e rastit, vlerësoi vendimin për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare të Vitit 2030 në Durrës dhe Prishtinë, duke shprehur mbështetjen për kandidaturën e Kosovës.

‘Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova edhe nga presidenti i kësaj organizate në lojërat e para olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës do të jemi të gjithë krenar për vendimin që është marrë edhe e di që ky vendim nuk ka qenë shumë i lehtë për juve, por ju merrni vendime si njerëz të sportit, sepse nëse do të ishit njerëz të politikës, nuk do të ishte kaq e lehtë ta merrnit këtë vendim.

Njerëzit e politikës që janë nëpër takime rreth një tavolinë dhe janë së bashku nuk i marrin vendimet kaq lehtë sa ju. Dhe gjëja e fundit që unë doja të thoja nga ana ime është: dhe kjo është nje thirrje dhe shumë shumë serioze. Ju lutem kënaquni këtu në Tiranë, Kalofshi mirë këtu në Tiranë, qëndroni në hotel, bëni këtë takim e mbledhje, mos qëndroni shumë gjatë në mbledhje, por dilni jashtë.’- tha Rama.

Lexoni edhe:

Në mbledhjen e Bordit të Komitetit Olimpik Mesdhetar, kreu i ekzekutivit shprehu edhe synimin për rritjen e praktikimit të disiplinave sportive nëpër shkolla duke e cilësuar përfshirjen masive të të rinjve në sport si një fenomen që lufton mjaft plagë sociale të aktualitetit.

‘Aktualisht janë më shumë sesa 10 mijë të rinj të organizuar nëpër rrjete të tilla, në shkolla, në sportet e basketbollit, volejbollit, vajza dhe djem dhe vitin e ardhshëm numri i disiplinave në këto shkolla do të rritet për të siguruar që hap pas hapi, çdo fëmijë apo të gjithë fëmijët të kenë mundësinë që të përfshihen në aktivitete sporti dhe pavarësisht nëse në disiplina të ndryshme sportive që marrin pjesë, mund të jenë si individë, si ekipe, në grupe e të tjera sepse sporti profesional është një gjë, por sporti për të gjithë është një gjë tjetër dhe sporti për gjithsecilin duhet mbështetur më shumë veçanërisht në këtë kohë të historisë dhe shoqërisë njerëzore kur fëmijët tanë përballen me rreziqe të ndryshme të mëdha, siç flitet për rrezikun nga interneti dhe teknologjia e re që ka ardhur në jetën tonë dhe çfarë gjëje që ne mund të bëjmë për t’i angazhuar sa më shumë fëmijët jashtë ekraneve të smartphone, telefonëve, kompjuterëve, iPad e të gjithë këtyre.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...