Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve, FSHF trajnim me arbitrat dhe studentët

FSHF organizoi në Shtëpinë së Futbollit një trajnim sensibilizues me arbitrat e Kategorisë së Dytë. Të cilët gjykojnë ndeshjet e futbollit të moshave U13-U19. Por edhe arbitrat e rinj të Akademisë së Arbitrimit. Në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në futboll.

Ky trajnim vjen në vijim të miratimit të Politikës për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Fëmijëve që Luajnë Futboll (PMSF). Dhe Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet FSHF-së dhe organizatës Terres des Hommes. Në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit të fëmijëve në futboll.

Ky aktivitet është në vazhdën e trajnimeve dhe seminareve që synojnë ngritjen e kapaciteteve të punonjësve të departamenteve në varësi të FSHF-së. Duke përfshirë trajnerë, arbitra, përfaqësues rajonalë, menaxherë klubesh. Të cilët janë në kontakt dhe të përfshirë në zhvillim aktivitetesh futbollistike më fëmijët.

Oficeri i sigurisë në FSHF dhe Pika Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, Armando Mandro, ishte edhe lektori i trajnimit. Ai shpjegon se synimi është dhënia e njohurive. Por edhe ndërgjegjësimi i arbitrave mbi politikat, procedurat, udhëzimet për identifikimin, trajtimin. Por edhe menaxhimin e rasteve praktike që mund të ndodhin të abuzimit me fëmijët.

Lexo edhe:

Keqtrajtimet fizike apo psikologjike, bullizimin, neglizhimin, abuzimet seksuale, duke vendosur si prioritet mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të fëmijëve që luajnë futboll. Si dhe respektimin e te drejtave të fëmijëve sipas Konventave dhe legjislacionit në fuqi.

Mbrojtja e fëmijëve është një nga të drejtat universale në të gjitha vendet dhe çdo vend specifik ka hartuar edhe legjislacionin përkatës. Në Shqipëri është miratuar Ligji nr.18/2017 ‘Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve’. Dhe udhëzimet ne zbatim të tij.

Mbrojtja dhe Siguria e Fëmijëve që luajnë futboll do të jetë gjithmonë në vëmendjen tonë. Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe siguria dhe mirëqenie e tyre është detyrë e të gjithëve. Planifikojmë që ekspertët dhe trajnuesit të identifikojnë Pikat e Kontaktit në qytetet kryesore të vendit.

Aty ku zhvillojnë aktivitetet sportive futbollistike ekipet profesioniste apo amatore. Ka filluar procesi i trajnimit të pikave të kontaktit, fillimisht në ambientet e FSHF në dhjetor. Do të vazhdojë dhe ne muajt në vazhdim”, theksoi Oficeri i sigurisë në FSHF dhe Pika Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Më pas trajnimet do të shtrihen dhe në rrethet kryesore si Shkodër, Durrës, Fier, Elbasan etj. Synohet trajnimi i pikave dhe përfaqësuesve të klubeve kryesore të futbollit që kanë dhe akademi të moshave U19, U17, U15, U13, deri te moshat më të vogla.

UEFA, duke bashkëpunuar ngushtë me Terres des Hommes është fokusuar dhe ka prioritet te saj mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve që aktivizohen në futboll. Këto prioritete ja ka përcjellë te gjitha federatave anëtare të UEFA duke organizuar edhe trajnime për këto federata.

Duke vënë re që ka raste të abuzimit me fëmijët siç janë abuzimi fizik ose emocional, neglizhimi, bullizmi apo tallja dhe ofendimet deri te abuzimi seksual del nevoja për marrjen e masave për parandalimin dhe reduktimin e tyre. Disa nga abuzimet vijnë edhe pa dashje siç janë presioni për të arritur rezultatin apo pritshmëria më e madhe se sa mundësia.

Gjithashtu do të zhvillohen fushata sensibilizuese për ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre. Parashikohet që në të ardhmen të krijohet edhe platforma online për informimin dhe ndërgjegjësimin e lojtareve, prindërve dhe trajnerëve.

Me qëllim që çdo person i përfshirë në punën me fëmijët, të këtë informacionin e duhur dhe të nevojshëm për të krijuar një mjedis sa më të sigurt për ta. Në FSHF kemi menduar një projekt të përbashkët me Kosovën. Për ngritjen e platformës informuese dhe ndërgjegjësuese në gjuhën shqipe si dhe trajnim dhe certifikim online për këtë qëllim”, përfundoi Mandro.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...