Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Më konsideronte si një gomaricë me dy c*ca”, akuza e rëndë për presidentin që injoroi legjendën Zidane

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët, në telashe serioze. Pasi mori një valë kritikash për deklaratat e tij mosrespektuese ndaj Zinedine Zidane (reagoi edhe Ministrja e Sporteve, Oudéa-Castera), ai akuzohet për ngacmim seksual nga Sonia Souid, agjente lojtarësh, e cila dha një intervistë për “L’Équipe”, suke sulmuar kreun e Federatës.

Souid flet për marrëdhëniet mes tyre. Noël Le Graet mësohet se e ka punësuar për shkak të “aftësive të saj” (fjalët e vetë presidentit), por me kalimin e muajve, toni i bisedës bëhej më “i nxehtë”.

Sipas menaxheres, e cili dha dorëheqjen shumë shpejt pasi mësoi qëllimet e tij. Le Graet i la të kuptonte se “të përfundonte në shtratin e tij, do të ishte një ide e mrekullueshme”. Ajo shtoi se konsiderohej nga ai si “një gomaricë me dy cica”.

“Unë ishe një agjente e ri dhe ai presidenti i FFF. Le të flasim për futbollin e femrave. Isha shumë e lumtur që do të kisha një takim me të. Isha 28 vjeçe në atë kohë. Ai është 72. Ai duhet ta kishte pasur respekt. Kurrë nuk më shihte si menaxhere, por si një karamele. Të flas vulgarisht, më shihte si një bythë me dy gjinj. Kur shkova, kishte mbushur dy gota me shampanjë. U largova duke i thënë se do të takoja të fejuarin. Më la të shkoja. Më bëri të qartë se do të donte që unë të përfundoja në shtratin e tij. Më pas më merrte në telefon rregullisht për të më ftuar për darkë…”, ka deklaruar Souid.

Akuzat shumë të rënda, por nuk janë të parat që janë ngritur ndaj tij. Muaj më parë, “So Foot” nisi një hetim për të denoncuar ngacmimet nga Le Graet në Federatën Franceze të Futbollit, deri në atë masë sa Ministria e Sporteve nisi një auditim të brendshëm për zbardhjen e fakteve. Presidenti, nga ana e tij, i mohoi me forcë akuzat. Megjithatë, deklaratat e tij për Zidane kanë gjeneruar një krizë të brendshme që, për momentin, duket e pandreqshme.

Madje, Komiteti Ekzekutiv i Federatës, “Comitex”, ka sugjeruar se largimi i Le Graët mund të jetë një ide e shkëlqyer për të qetësuar ujërat.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...