Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Më të mirët 2023/ Ish-sulmuesi i Tiranës fiton “Këpucën e Artë”

Dy nga çmimet më të rëndësishme të Mbrëmjes Gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2023” për vajza dhe djem, trofe që jepen për golashënuesit më të mirë të vitit e që nuk kishin nevojë për votim. Pasi ishin përcaktuar me golat që kanë shënuar në fushën e lojës.

“Këpuca e Artë 2023” për djem iu akordua sulmuesit të Tiranës, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave, duke siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Lexo edhe: 

Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit nga Vushtrria në skenë u ftua një personazh i veçantë: ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati.

“Këpuca e Artë 2023”, Florent Hasani, i cili sezonin do e vijojë në Rumani te Rapidi i Bukureshtit, falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen, në veçanti klubin e Tiranës.

Përshëndetje të gjithëve! Kënaqësi që e mora këtë çmim si golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke ndihmuar ekipin tim. Falënderoj klubin e Tiranës, futbollistët, stafin dhe tifozët bardheblu, pa të cilët nuk do të kisha mundur ta merrja këtë çmim”.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...