Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mertenes te Man.United, Mourinho paguan klauzolën?

Mediat angleze shkruajnë se skuadra e Manchester United është gati të paguajë klauzolën 28 milionë euro për sulmuesin belg të Napolit Dries Mertens. 30-vjeçari është shndrruar në një lojtarë kyç në sezonet e fundit në “San Paolo” por vështirë se do të refuzonte të luante në “Old Trafford”, ndërkohë që shifra e lirimit të tij nga Napoli, nuk duket të jetë problem për Jose Mourinhon. Belgu mbi të gjitha te “Djajtë e Kuq” do të kishte mundësi që repartin e sulmit ta ndante me bashkëkombasin e tij, Romelu Lukaku, i cili mund të ndikojë në vendimin e sulmuesit shtatshkurtër për tu transferuar në Angli. Dries Mertens nën drejtimin e Maurizio Sarrit te Napoli që nga viti 2016, ka arritur të shënojë 45 gola në Serie A, duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë ekipeve europiane.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...