Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Milan-Roma, si ndryshuan në dy muaj botët e Piolit dhe De Rossit!

Në dy muaj bota e tyre ka ndryshuar krejtësisht. Nga njëra anë Stefano Pioli, trajner që para dy muajsh jepej i sigurt drejt largimit nga Milan, nga ana tjetër Daniele De Rossi trajneri klasik i përkohshëm që në dy muaj ka fituar kredencialet për të qenë në stolin e Romës edhe në të ardhmen.

Kjo ishte situata mes dy teknikëve që tani me sfidën e dyfishtë që vlen një biletë për në gjysëmfinalet e Europa League janë shumë më të sigurt në pozicionet pozitive dhe sido që të shkojë kjo Milan-Roma me shumë mundësi do të jenë në të njëjtët stola edhe në sezonin 2024-2025.

Lexoni edhe:

Kjo për motive të ndryshme edhe pse të dy e kanë merituar. Pioli te Milani nisi një sezon aspak entuziazmues, dhe mes shumë vështirësish, gjithsesi trajneri i kuqezinjve ia doli të ruante ekuilibrin, duke rikuperuar terren në kampionat deri sa u pozicionua në vendin e dytë, duke siguruar dhe çerekfinalet e Europa League pa shumë probleme.

Gjithçka falë mbështetjes së skuadrës dhe grupit që qëndroi gjithmonë në krahun e tij. Ky është një faktor i rëndësishëm që bashkë me motive të tjera qoftë edhe të natyrës ekonomike ka bërë që klubi të vendosë të vazhdojë me të deri në skadencën e kontratës që parashikohet në qershor 2005.

Pioli është pothuajse i “salduar” në stol dhe vetëm një seri ndeshjesh ters mund të bëjë që klubi të mendojë shkarkimin, që do të thotë eleminim i menjëhershëm nga Europa League dhe një humbje në derbin me Interin ku zikaltërit mund të fitojnë titullin kampion.

Më e thjeshtë situata e Daniele De Rossit. Në shtëpinë e Romës ende nuk flitet për rinovimin e kontratës së tij, diçka që po kërkohet më zë fortë nga tifozeria verdhekuqe, por ndërkohe tekniku romanist që ka bërë një seri rezultatesh shumë të mira në kampionat, është pothuajse në zonën Champions ku vendi i pestë mund të mjaftojë, dhe fitoi dhe derbin me Lazion të shtunën e kaluar, një sukses që mungonte prej ca kohësh në Trigoria.

Me pak fjalë janë të gjitha kushtet për të rinovuar, aq më tepër që ish-mesfushori gëzon edhe mbështetjen e plotë të pronarëve, me De Rossin që nga një trajner i përkohshëm ka fituar statusin e teknikut ideal për të vazhduar projektin.

Dy muaj më parë si për Piolin dhe De Rossin situata ishte shumë delikate, por tanimë të dy kanë merituar që ta përjetojnë këtë sfidë të gjysëmfinaleve të Europa League pa presionin e të ardhmes, një situatë që askush nuk mund ta imagjinonte dy muaj më parë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...