Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Miqësorja me Suedinë, dalin në shitje biletat për ndeshjen e kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares se kanë dalë sot në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi.

Lexo edhe:

Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1500 bileta. Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze.

FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online në këtë link: Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri

Procedura se si mund të blini biletë online:

  • Klikoni në linkun Bli bileta për ndeshjen Suedi – Shqipëri dhe më pas klikoni në hapësirën “BUY TICKETS”
  • Në momentin qe klikoni do t‘ju shfaqen sektorët dhe vendet ku ju mund të zgjidhni biletën tuaj.
  • Përzgjidhni mënyrën e dërgesës së biletës: Përmes e-mailit apo aplikacionit AXS.
  • Hapni një llogari në axs.com ose në aplikacionin AXS TICKETS.
  • Metoda e pagesës: Përzgjidhni metodën e pagesës duke zgjedhur ”PAY BY CARD” ku mund të përdorni: American Express, MASTER CARD ose VISA.
  • Pasi të keni marrë biletën, nuk është i nevojshem printimi i biletës, pasi ajo është elektronike.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...