Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

“Na njeh, kujtesën e ka top”, bashkëshortja e Ricos: Ai na thërret në emër

Sergio Rico po e merr veten. Portieri spanjoll i PSG-së, pësoi një dëmtim të rëndë duke u rrëzuar nga kali dhe duke përfunduar në koma (28 maj).

Për fatin e mirë, 29-vjeçari nga Sevilla, qëndroi vetëm tri javë në koma. Rico është i vetëdijshëm dhe ka filluar të komunikojë me familjarët, të cilët nuk i humbën kurrë shpresat se do të rikthehej në jetë.

Gruaja e “gardianit” andaluzian, Alba Silva ka qetësuar tifozët në prononcimin e fundit, duke konfirmuar përmirësimet në gjendjen shëndetësore të portierit të kampionëve të Francës.

Lexo edhe:

Sergio komunikon. Ai na thërret në emër, e di kush jemi, nuk ka probleme me kujtesën. Shpresojmë të dalë sa më shpejt nga terapia intensive, por mjekët duhet të jenë të sigurt. Dhe nuk e kanë vendosur ende se kur.

Jemi të mbushur me besim pozitiv. Nuk besoj se Sergio e di se çfarë i ka ndodhur, por do të duhet të presim që ai të shprehet.

Ne thjesht po përpiqemi, tani për tani, për ta bërë të ndihet mirë dhe i qetë”, theksoi bashkëshortja e Ricos.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...