Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Nagelsmann pranon interesimin për sulmuesin: Është i shkëlqyer, i shtrenjtë për Bayern

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Robert Lewandowskin i cili u largua me destinacion Barcelonën. Tekniku 35-vjeçar i bavarezëve së fundmi nuk e ka fshehur admirimin për Harry Kane të Tottenham, edhe pse është i ndërgjegjshëm se sulmuesi i kombëtares së Anglisë kushton shumë. Nagelsmann thekson se Kane është një lojtar i kompletuar pasi përveç rolit të sulmuesit mund të luajë edhe si numër 10 në fushë.

“Problemi është që Kane kushton shumë, por është një lojtar brilant. Është një nga dy apo tre sulmuesit e vetëm që mund të luaj edhe si numër 10 në fushë. Është shumë i fortë fizikisht, pa harruar se përdor mirë të dyja këmbët dhe është mirë me lojën në ajër. Në Bundesliga do të shënonte shumë gola, unë nuk e di fiks çmimin e tij, por Bayern është shumë. Të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, u shpreh Nagelsmann.

Në fakt, emri i Harry Kane duket më shumë si një mundësi për sezonin e ardhshëm te Bayern Munich duke qenë se sulmuesi i ka premtuar besnikëri Antonio Contes ndërsa i mbeten edhe diçka më pak se dy vite në kontratë me Tottenham. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që bavarezët ta tentojnë edhe në këtë merkato transferimin e Kane.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...