Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Napoli e quan të humbur Osimhen, futet në merkato dhe “prish” planet e Milanit

Victor Osimhen është në fokusin e Paris Saint-Germain dhe duke njohur forcën ekonomike të francezëve, te Napoli duket se e konsiderojnë sulmuesin thuajse të larguar. Në këtë formë, drejtuesit e të kaltërve kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e nigerianit.

Numri një në listë është Jonathan David i Lille. Napoli ka ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e kanadezit teksa përfaqësues të italianëve janë takuar me menaxherin e sulmuesit.

Bisedimet e parë rezultojnë pozitivë, madje te Napoli kanë marrë dakordësinë e David për t’u transferuar në jugun e Italisë edhe pse këta të fundit sezonin e ardhshëm me shumë mundësi do të jenë jashtë Champions League.

Lexo edhe: 

Këtë sezon, David është konfirmuar si një sulmues që e njeh mirë portën kundërshtare teksa me Lille ka shënuar 23 gola në të gjitha kompeticionet. Për momentin, Lille nuk i ul pretendimet prej 50 milionë eurosh për 24-vjeçarin, megjithatë kontrata që skadon në vitin 2025, lë vend për bisedime.

Në rast se Napoli nuk ia del të nënshkruajë me David, atëherë opsioni i dytë është Santiago Gimenez nga Feyenoord.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...

Futboll

La Liverpoolin mes lotësh majin e kaluar pas 9 vitesh dhe 8 trofesh, mes të cilëve Champions League dhe titullin historik të Premier League...