Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Ndërhyrje nga qielli”/ Cana e Berisha kujtojnë momentin vendimtar ndaj Danimarkës (VIDEO)

Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, në dokumentarin dedikuar atij, që u transmetua në Supersport, rrëfen edhe një nga ndërhyrjet më vendimtare në karrierën e tij.

Bëhet fjalë për atë ndaj një sulmuesi si Niclas Bendtner në ndeshjen Danimarkë-Shqipëri, e cila përfundoi 0-0 dhe pikërisht edhe falë atij barazimi, kuqezinjtë ia dolën të lënë poshtë vetes danezët në renditje dhe të shkojnë në Europian…

“Kur kam parë veten në atë pozicion, kam thënë me vete, Lorik bëj ç’të duash, por mos e lër të gjuajë. E dija që po të shënonin do të ishte shumë e vështirë për ne”, kujton Cana momentin e ndërhyrjes vendimtare.

Lexo edhe:

“Ishte një ndërhyrje nga qielli. Një goditje mjaftë e vështirë për t’u mbrojtur, që ndryshoi jo vetëm rezultatin e ndeshjes, por edhe historinë e Kombëtares dhe rrugëtimit tonë”, kujton për atë moment portieri Etrit Berisha.

Dokumentarin Lorik do të mund ta ndiqni prej ditës së martë edhe në kanalin e DigitAlb në Youtube.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...