Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu nuk i zë besë Vllaznisë: Fitojmë vetëm duke dhënë maksimumin

Pas një barazimi optimist në transfertën ndaj Teutës një javë më parë në Durrës, Kastrioti do të presë Vllazninë në Kamëz, ndërsa tekniku Ramadan Ndreu u shfaq optimist për të marrë maksimumin edhe ndaj shkodranëve.

“Në këtë fazë të kampionatit, çdo pikë e grumbulluar është një plus i madh, aq më tepër kur e merr ndaj një ekipi të fortë si Teuta. Kemi punuar gjithë javën dhe jemi në ritmin e duhur, ndaj besoj që do të marrim pikët nëse do të jemi pragmatistë”, tha Ndreu.

Vllaznia ka bërë gabime të shumta javët e fundit dhe ka dorëzuar kreun e renditjes, megjithatë Ndreu nuk u zë besë shkodranëve dhe pranon se ata luajnë futboll të bukur, por thjesht kanë çaluar për shkak të presionit.

“Ua kam bërë të ditur lojtarëve që është ndeshja më e vështirë e kampionatit, pasi Vllaznia duket sikur është në kopals, por është një skuadër që ka luajtur shumë mirë futboll dhe ka çaluar vetëm për shkak të presionit. Unë vlerësoj shumë kundërshtarin dhe mund ta fitojmë vetëm nëse japim maksimumin në fushën e lojës.

Kastrioti është përballur shpesh me mungesa këtë sezon, qoftë për shkak dëmtimesh, qoftë për pezullime, megjithatë Ndreu pranon se një armë plus ndaj shkodranëve do të jetë edhe fakti që i ka të gjithë në dispozicion.

“Unë nuk ankohem për mungesat në përgjithësi, por një armë më shumë për Kastriotin në këtë ndeshje, është pikërisht fakti që kemi në dispozicion të gjithë futbollistët’, deklaroi tekniku krutan.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....