Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndryshime në drejtim te Egnatia, largohet papritmas drejtori sportiv

Ndryshime sa i takon kastës drejtuese te Egnatia me Ndriçim Shtubinën që nuk do të mbajë më rolin e drejtorit sportive tek rrogozhinasit. Ish-futbollisti shkodran ishte në eksperiencën e tij të parë si drejtor sportiv, mirëpo me anë të një reagimi në rrjetet sociale bën të ditur se për të mirën e klubit vendos të tërhiqet.

Në fakt, Shtubina nuk i mbyll të gjitha dyert te Egnatia pasi sqaron se presidenti Agim Demrozi i ka ofruar një tjetër rol, për të cilin 35-vjeçarin i duhet të marrë kohën e tij dhe ta mendojë nëse do të mund ta pranojë si propozim.

Në reagimin e tij, Shtubina i uron suksese skuadrës ndërsa shton se është i bindur se Egnatia këtë sezon do të mund të kualifikohet në Kupat e Europës. Në fakt, të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro janë në rrugën e duhur pasi aktualisht renditen në vendin e tretë të klasifikimit.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...