Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Nga kundërshtari më i fortë tek rivali më i “urryer”, rrëfehet Marcus Rashford

Sulmuesi i Manchester United Marcus Rashford ka dhënë një intervistë për “The Overlap” të Gary Neville, ku 25-vjeçari i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme lidhur me situatën e tij te ‘djajtë e kuq’. I pyetur për kundërshtarin që i ka krijuar më shumë vështirësi në fushën e lojës, Rashford u përgjigj:

“Pa dyshim Kyle Walker, është shumë i fortë dhe shumë i shpejtë, nëse ndonjëherë ja del që ta shohësh jashtë pozicionit ai vrapon dhe e fiton pozicionin me shpejtësi, jemi me fat që në përfaqësuese kemi një lojtar si Kyle”.

Pas rinovimit të kontratës, trajneri Ten Haag ka folur edhe për pozicionin e sulmuesit duke deklaruar se nëse i gjejnë pozicionin e duhur Rashford do të bëhej shumë i rrezikshëm për kundërshtarët.

“Pozicioni im i preferuar në fushë është sulmues i majtë. Më përpara jam aktivizuar edhe në krahun e djathtë, por nuk është se më pëlqen shumë, ndërsa sa i përket idesë së trajnerit për spostimin drejt qendrës, mendoj se është akoma shpejt sepse duhet të kaloj edhe disa sezone si sulmues i majtë”, tha Rashford.

Lexo edhe:

Anglezi gjithashtu u pyet edhe për rivalët më të mëdhenj të Manchester Unitedit dhe nëse duhet të zgjidhte njërin midis City-t dhe Liverpoolit.

“City është rivali ynë i qytetit. Vitet e fundit ata kanë arritur të fitojnë më shumë trofe se ne dhe kjo nuk është diçka e bukur, ndërsa Liverpoolin e kemi rival historik, asnjëra nga të dyja nuk më pëlqen, por më shumë antipati kam për Liverpoolin”, tha sulmuesi.

Rashford sapo ka firmosur një kontratë 5-vjeçare për Manchester United, sezonin e kaluar ai shënoi në total 30 gola dhe këtë sezon do të jetë pika e referimit në sulmin e “Djajve të Kuq”.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...