Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Nga personi “i urryer” nga tifozët e Arsenal, te i preferuari i tyre/ Arteta bën Xhakën të “pashitshëm”

Dy vera më parë, Granit Xhaka dukej një hap larg Romës. Oferta e “verdhekuqve” rreth 15 milionë euro, u gjykua e papranueshme nga Arsenali që donte të paktën 22-23 milionë euro.

Megjithatë, në atë moment mesfushori me origjinë shqiptare kishte mosmarrëveshje si me klubin, ashtu edhe me tifozët, të cilët kërkuan edhe largimin e Artetës, me këtë të fundit që e mbështeste Xhakën.

Në mesin e shtatorit kishte kërkuar informacion për kapitenin e Zvicrës edhe Juventusi, për të tentuar ta transferonte në Itali, por afrimet e Rabiot dhe Ramsey u konsideruan të tepruara. Nëse ndonjëri prej tyre do të shitej, atëherë do të kishte një sulm për afrimin e Xhakës.

Ndërsa tani Xhaka është vendimtar te Arsenal.

Gola, asistime dhe mbi të gjitha shumë cilësi. Tani që Xhaka është vendosur në mesfushën sulmuese, situata është përmirësuar dukshëm. Askush nuk e dëshiron më shitjen e lojtarit, përkundrazi, për Artetën konsiderohet absolutisht i patransferueshëm, madje as për një ofertë monstruoze që mund të mbërrijë duke ditur edhe rivalët në Premier League.

Mourinho kishte kërkuar informacion edhe në verë, por mori si përgjigje mohimin absolut të “The Gunners” për shitjen e Xhakës.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...