Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Nice fiton me përmbysje dhe ngjitet në vendin 2-të!

Nice merr vendin e dytë në Ligue 1, pasi mundi më përmbysje në ndeshjen e javës së 12-të Angers, në rezultatin 1-2. Skuadra e drejtuar nga trajneri Galtier e kërkoi më shumë suksesin, duke e gjetur në kohën shtesë. Golat e shënuar nga Delort në pjesën e dytë  rikthejnë Nicen tek fitorja pas barazimit të një jave më parë me Marseillen.

Pjesa e parë ishte e ekulibruar, me rastet e rrezikshme që munguan. Delort krijoi situatën e parë të rrezikshme në të 22-ën, por sulmuesi ishte i pafat duke u ndalur nga shtylla. Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Altai ndali në mënyrë të parregullt Boufal.

11-metërsh sipas gjyqtarit, i cili ishte i vendosur në vendimin e tij. Nga pika e bardhë e penalltisë, Boufal u tregua i saktë, duke u dhënë vendasve avantazhin.

Në pjesën e dytë Nice ishte më kërkuese dhe insistimi u sghpërblye në minutën e 57-të me Delort, i cili nga jashtë zone shënoi goline  barazimit, duke shfrytëzuar dhe daljen jo të mirë të  portierit vendas.

Angers e kishte të vështirë që të vinte në vështirësi skuadrën mike, që për minuta të tëra rriti presionin. Në minutën e parë shtesë Delort mendoi t’i dhuronte skuadrës së tij fitoren, me një gol spektakolar.

Tre pikë për Nicen, që rimerr vendin e dytë në klasifikim, megjithatë e sheh evten mjaft larg PSG-së që këtë edicion i ka mbyllur llogaritë e titullit shumë shpejt.

 

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...