Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Nuk di të luajë me këmbë, Enrique “ngel në klasë” Donnarumman

Që kur debutoi në stol si trajner profesionist, Luis Enrique ka pasur gjithmonë si parim që portieri duhet të jetë lojtari i parë nga i cili nis ndërtimi i lojës.

Spanjoll është mbështetur gjithmonë te portierët me këmbë të mira, të cilëve nuk u dridhet qerpiku kur bëhet fjalë për të rrezikuar me pasime.

Te PSG, Donnarumma nuk është i tillë, kështu që asturiani, siç raportohet nga “L’Équipe”, mund të kërkojë një portier për të konkurruar me italianin.

Donnarumma, titullar i padiskutueshëm sezonin e kaluar me Galtier në stol, e detyroi Keylor Navasin të largohej në huazim në Angli. Mirëpo ai tregoi se nuk ka marrëdhënie të mirë me topin kur nuk mund ta marrë në duar.

Lexo edhe: 

Performanca e Donnarummas në Paris deri më tani nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe cilësitë e tij në lojën me këmbë, thelbësore për Luis Enriquen, ngre shumë dyshime.

Asturani, sipas “L’Équipe”, është gati të marrë një portier për të ngritur edhe një herë debatin e titullarit, që ekzistonte dy sezone më parë mes italianit dhe Keylor Navasit.

Ndër profilet që ka monitoruar skuadra pariziene janë Lloris, Kepa dhe De Gea, ndonëse ky i fundit ka pak mundësi t’i bashkohet PSG-së, pavarësisht se është larguar nga Manchester United.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...