Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Nuk i plotësohet dëshira një fëmije sepse ai kërkon Ferrari”, Klopp: Duhet pranuar e vërteta

Pas barazimit 2-2 në Anfield me Arsenal, Liverpool në ndeshjen e radhës në Premier League udhëton drejt Leeds për t’u ndeshur me vendasit e Leeds United. Në konferencën për shtyp, trajneri Jurgen Klopp foli rreth merkatos së verës duke vënë theksin se klubi nuk mund të plotësojë të gjithë dëshirat e tifozëve pasi e ka të pamundur të transferojë gjashtë lojtarë që kushtojnë nga 100 milionë sterlina secili.

“Nuk e kuptoj pse duhet të flasim për lojtarë të cilët nuk i kemi në organikë (Bellingham). Nuk jemi një klub i cili mund të blejë gjashtë lojtarë me vlerë 100 milionë sterlina në një merkato të vetme, duhet të mbështetemi te puna. Nuk jemi fëmijë. Kur një fëmijë pesëvjeçar e pyesin se çfarë kërkon si dhuratë, thotë menjëherë një Ferrari.

Lexo edhe:

Por, ti si prind i thua se është shumë e vështirë dhe se nuk mund ta përballosh. Nëse fëmija do të mërzitej sepse nuk mori një Ferrari, atëherë do të kalonte një jetë vërtet të trishtuar. Por, e vërteta nuk është kështu. Ne do të bëjmë maksimumin për të arritur rezultatet që duam dhe kemi si objektiv, por ka momente gjatë një sezoni ku duhet të pranojmë të vërtetën”, u shpreh Klopp.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...