Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Nuk jam shok me Nadal dhe Federer”, Djokovic: Dua që njerëzit të jenë të lirë!

Novak Djokovic ka nisur të mendojë për vitin e ri 2024 dhe objektivat që duhet të përmbushë. Edhe në sezonin e ardhshëm, serbi do të tentojë të qëndrojë në krye të renditjes botërore dhe si të shkojë përtej 24 titujve Grand Slam. Prova e parë do të jetë në Australian Open, turne në të cilin starton si fituesi në fuqi.

Në këtë turne pritet të marrë pjesë edhe Rafael Nadal, teksa tifozët e apasionuar pas tenisit e presin me padurim një përballje si në kohët e vjetra. Në një program të “CBS”, Djokovic, edhe njëherë theksoi respektin për Rafael Nadal dhe Roger Federer, por nuk ngurroi të pranonte se nuk ishte shoku i tyre. Sakaq, Nole u rikthye të flasë për temën e bujshme të vaksinave me 36-vjeçarin që në periudhën e COVID, refuzoi të vaksinohej.

Lexoni edhe:

“Kam një respekt të jashtëzakonshëm për Nadal dhe Federer, kjo është gjithçka mund të them. Por, nuk jam shoku i tyre sepse jemi rivalë. Nuk mund të flas shumë me ta sepse më pas do të kishte diçka që do të përdorej kundër meje. Megjithatë, do ta dëshiroja shumë që të dilnim një darkë me Federer dhe Nadal.

Çështja e vaksinave? Më cilësuan menjëherë si një person që është kundër vaksinave. Kjo nuk është e vërteta. Unë nuk kam asgjë kundër vaksinave, janë pro tyre, ashtu siç jam edhe pro lirisë së secilit për të zgjedhur vetë se çdo do të bëjë me trupin e tij”, u shpreh Djokovic.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...