Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nuk ka fitues në Laç, Teuta shmang humbjen falë një penalltie

Nuk ka fitues në Laç. Skuadra e Mirel Joses nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Teutës së vendit të fundit, përballje që e kryesonte deri në minutat e fundit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 25’, kur Altin Kryeziu kaloi Laçin në avantazh. Mesfushori realizoi një gol shumë të bukur, i pari për të në Superiore me bardhezinjtë.

Rastet nuk munguan në të dy krahët, ndërkohë që Teuta fitoi një penallti katër minuta përpara fundit (prekje me dorë nga Ledio Tresa).

Lexoni edhe:

Ekzekutimin e mori përsipër Ergys Peposhi. 23-vjeçari gjuajti saktë dhe barazoi rezultatin, duke i dhuruar një pikë të rëndësishme skuadrës së Edi Martinit.

Pavarësisht përpjekjeve të vendasve për t’u rikthyer në avantazh, ndeshja nuk prodhoi më gola dhe u mbyll në barazim 1-1.

Laçi, që nuk humbet prej 7 ndeshjesh mes kampionatit dhe Kupës, vijon të jetë forcë e pestë e Superiores me 26 pikë.

Ndërkohë, bregdetarët regjistruan barazimin e dytë radhazi në kampionat pas atij me Tiranën. Teuta mbetet e fundit me 18 pikë.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...