Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Partizani kthehet te fitorja, Teuta pëson katër gola në “Elbasan Arena”

Partizani fton thellë 4-0 përballë Teutës në “Elbasan Arena” dhe rindez shpresën për një vend në Kupat e Europës, edhe pse mbetet ende në vendin e pestë, ndjeshëm i shkëputur nga Vllaznia. Teuta, praktikisht, jashtë garës për një vend në zonën europiane, duhet të mendojë më shumë për t’iu larguar skuadrave të fundtabelës gjatë pjesës së mbetur të kampionatit.

Të kuqtë patën përballë një skuadër apatike në mbrojtje dhe të pafuqishme për të rrezikuar portën kundërshtare. Skuka, sapo nisi ndeshja, dhe Cara, pa u mbushur gjysmë ore lojë, i dhanë epërsinë e dyfishtë Partizanit në fraksionin hapës. Ndëshkimi me karton të kuq i Asion Dajës në pjesën e dytë u pasua nga goli Sotës, ndërsa në shtesë Junior realizoi golin që vulosi fitoren 4-0 të “demave”.

 

Teuta-Partizani  0-4  (Skuka 2′, Cara 28′, Sota 60′, Junior 92′)

90+2’ – Goooool! Partizani shënon edhe golin e katërt me Junior, finalizimin që u konfirmua nga sistemi VAR, pas dyshimeve për pozicion jashtë loje.

82’- Gruda i “vidhet” mbrojtjes së kuqe, del përballë Hoxhës, por nuk ka qetësinë e duhur, godet jashtë.

75’ – Rreziku kalon në portën e Teutës. Junior, përballë Qirkos, tenton një parabël, por nuk impresionohet portieri i skuadrës durrsake.

74’ Kotobelli vë në provë Alban Hoxhën me një goditja nga distana, por reagon në pozicion “gardiani” i të kuqve.

60’ – Goooool! Goditje e lirë për Partizanin, Sota kërcen bukur me kokë dhe e dërgon topin aty ku nuk mund ta arrijë portieri Qirko, 0-3.

 54’ Assion Daja proteston ndaj kryesorit pas një ndërhyrjeje në mesfushë, ndëshkohet me kartonin e verdhë e më pas me të kuqin. Teuta me 10 lojtarë.

48′  – Pranë golit të tretë Partizani. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Mala pason në qendër për Skukën, që devijon drejt portës, por Qirko zgjaten duke e dërguar topin në fundore.

 – Mbyllet pjesa e parë me dominimin e Partizanit, që kryeson me meritë me shifrat 0-2. Teuta u pa e çorientuar dhe larg pritshmërive, teksa mbetet të shihet çfarë do të ndryshojë Arapi në pjesën e dytë

35′ – Goditje e lirë për Teutën. Belica, në tentativë për të larguar topin e devijon drejt portës, por ndërhyn në kohë dhe qetësisht Alban Hoxha.

31’ – Teuta e çakorduar në mbrojtje. Cara pason për Skukën, por ky i fundit ndalet nga Qirko, në vijim të aksionit Cara nuk koordinohet si duhet në goditje.

28’ – Gooool. Shënon sërish Partizani me Carën, që në vendin dhe kohën e duhur devijon drejt rrjetës goditjen e gabuar të Skukës.

27’ – Çfarë mundësie për Partizanin nëpërmjet kundërsulmit, Rrapaj nuk koordinohet si duhet dhe humbet kontrollin.

14’ – Skuka merr një top në gjysmëfushën kundërshtare, i afrohet vijës së 16-metërshit dhe lëshon një goditje të fortë, por Qirko fluturon dhe grushton, duke mbajtur portën të paprekur.

 

9’ – Sërish del rrezikshëm Partizani me Skukën, që pason për Carën, i cili foton në goditje Kallakun, por topi shkon mbi tra.

 2′ – Goooool. Kallaku rrëmben një top dhe shërben për Skukën, që gjuan pa u menduar dhe dërgon topin në rrjetën e Qirkos. Partizani kalon në avantazh. 

– Starton sfida në “Elbasan Arena”…

Sa u përket formacioneve, Renato Arapi nuk i ka ndryshuar asgjë 11-shes që ka mposhtur dy herë Skënderbeun, ndërsa Dritan Mehmeti i ka besuar nga minuta e parë një “ish”-i si Sherif Kallaku.

Formacionet zyrtare:
Teuta (4-3-3): Qirko; Idrizaj, Qaqi, Ivanovic, Kotobelli; Aleksi, Daja, Acquah; L. Vila, E. Vila, Hebaj
Partizani (4-3-1-2): Hoxha, A. Marku, Belica, Sota, Hadroj; Murataj, Rrapaj, Mala; Kallaku; Cara, Skuka

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...