Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Pengu i madh, Marotta: Keqardhje që nuk firmosa me Haaland…

CEO i Interit, Giuseppe Marotta ka zbuluar pengun e madh të karrierës si drejtues. Bëhet fjalë për periudhën kur 66-vjeçari ishte drejtori sportiv i Juventusit, post që mbajti për 8 vite.

Bardhezinjtë kishin mundësinë e sigurimit të një talenti norvegjez, Erling Haaland. Sulmuesi aktivizohej me Molden në vendlindje. Ekip nga i cili u largua në janarin e vitit 2019 për të firmosur me austriakët e Salzburgut.

Lexo edhe: 

Ndjej keqardhje që nuk firmosa me Haaland kur isha te Juventusi. Erling luante me Molden. Për arsye ekonomike nuk arritëm të realizonim atë operacion”, u shpreh drejtuesi i Interit.

Kohë më parë, Marotta deklaronte se për të bërë të mundur transferimin e Haaland nga Molde te Juventusi, nevojiteshin rreth 2-3 mln euro…

Pas kalimit te Salzburgu, bomber viking “shpërtheu” me gola. Më pas erdhi transferimi te Borussia Dortmund, teksa prej verës së vitit të kaluar është pjesë e Manchester Cityt.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...