Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Për ski edhe pse i dëmtuar, legjenda e Juventus tërbohet prej Pogba: Shokët vuajnë ai bën qejf!

Paul Pogba nuk luan një ndeshje zyrtare prej muajit prill të vitit 2022 teksa vuan një dëmtim në gju, që e detyroi edhe t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale. Në këtë formë, debutimi i tij i dytë me fanellën e Juventus vijon të vonojë edhe pse pritej që mesfushori të ishte i gatshëm në fillimin e muajit shkurt.

Vetë trajneri Massimiliano Allegri theksoi se nuk ka një datë rikthimi për Pogba, ndërsa ajo që lë për të dëshiruar është sjellja e lojtarit jashtë fushe. Së fundmi, kritikat për Pogba vijnë nga një legjendë e Juventus siç është Marco Tardelli. 68-vjeçari theksoi se francezi nuk mund të shkojë për ski ndërkohë që shokët e tij në fushë vuajnë.

“Pogba nuk luan prej prillit të vitit 2022 dhe tashmë është kthyer në një problem për Juventusin. Nuk e dimë kur do të rikthehet dhe nuk e dimë se çfarë do të bëjë në fushë. Pogba ikën dhe shkon për ski ndërkohë që shokët e skuadrës vuajnë në fushë, është një problem që bardhezinjtë duhet ta zgjidhin. Nuk më duket normale që të kesh një lojtar të tillë dhe ta paguash, sjellja e Pogba ndaj shokëve nuk është e drejtë dhe kjo mua më shqetëson”, u shpreh Tardelli.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...