Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Përforcimi i dytë, Flamurtari firmos me ish-mbrojtësin e Kukësit

Flamurtari vazhdon të përforcohet në merkato. Kuqezinjtë nuk ia dolën të riktheheshin në Superiore, por një gjë të tillë do e synojnë sërish sezonin e ri.

Klubi vlonjat ka prezantuar sot Antonio Ilieskin si futbollistin më të ri të skuadrës së drejtuar nga Emiliano Çela.

Lexo edhe:

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut ishte pjesë e Kukësit sezonin që lamë pas. 26-vjeçari zhvilloi 19 ndeshje në total me skuadrën verilindore.

Ilieski ka luajtur më parë me skuadra si Renova, Korabi i Dibrës, Tikves, Gostivari, Makedonija GP dhe Euromilk GL.

Qendërmbrojtësi i lindur në Gostivar, është përforcimi i dytë i Flamurtarit, që më parë ka firmosur me Silvio Zogajn.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...