Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Përfundojnë provat e lira në Azerbaixhan/ Leclerc mban lart flamurin e Ferrarit, Red Bull agresiv pas italianit

Formula 1 rikthehet këtë javë me një tjetër pistë qytetase pas asaj të Monte-Carlos. Këtë herë garohet në Baku të Azerbaxhanit, teksa fundjava ka nisur me provat e lira të cilat janë mbyllur nën kryesimin e Charles Leclerc të Ferrarit. Piloti i skuderisë italiane kërkon të rikthehet protagonist pas zhgënjimit në shtëpinë e tij teksa fundjavën e ka nisur me “këmbë të mbarë”.

Megjithatë, monegasku nuk mund të qëndrojë i qetë duke qenë se në pasqyrat e tij vijnë “kërcënueshëm” dy pilotët e Red Bull, Sergio Peres dhe Max Verstappen. Meksikani konfirmon formën pozitive të këtij sezoni, ndërsa pak më i shkëputur nga dyshja e parë, ishte ai që kryeson kampionatin Botëror, Verstappen, i cili ende duhet të gjejë disa përmirësime në makinën e tij.

Ndërkaq, një paraqitje e shkëlqyer e Fernando Alonsos që regjistroi kohën e katërt më të mirë ndërsa vetëm i pesti piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz. Sakaq, sinjale negative për Mercedesin, teksa George Russell regjistroi kohën e shtatë më të mirë ndërsa nga krahu tjetër, Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i 12-të. Kujtojmë se provat zyrtare do të zhvillohen ditën e shtunë ndërsa të dielën është programuar gara.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...