Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Probierz: Nuk arrij ta besoj, s’e kuptoj pse u frikësuam nga Moldavia!

Polonia ngeci në një barazim 1-1 kundër Moldavisë, rezultat që ka tronditur skuadrën e drejtuar nga Michal Probierz dhe tifozët polakë. Pasi kualifikimi në Euro 2024 është shumë i vështirë, dhe Robert Lewandowski me shokë nuk e kanë më në duart e tyre mundësinë e sigurimit të një bilete në Gjermani 2024.

Trajneri 51-vjeçar, i cili mori drejtimin e Polonisë pas shkarkimit të Fernando Santos pas humbjes 2-0 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”, nuk e fshehu zhgënjimin e tij në prononcimin pas ndeshjes.

 

U befasova që e morëm me frikë Moldavinë, ishim shumë të frikësuar në minutat e para. Ua dorëzuam topin shumë lehtë atyre në 15 minutat e para. Nuk i shfrytëzuam rastet e krijuara, patëm shumë raste të pastra për gol në pjesën e parë.

Ky është shkaku pse nuk fituam. Nuk kam ankesa për angazhimin dhe vendosmërinë e ekipit. Ne luftuam deri në fund për fitore.

Lexo edhe: 

Fatkeqësisht, na mungoi ftohtësia përpara portës, nuk i finalizuam aksionet sulmuese që krijuam. Ishim tepër nervozë në fund. Situata e keqe në tabelë nuk është rezultat i kësaj ndeshjeje.

Besoj se pavarësisht gjithçkaje kemi ndryshuar disa elementë në ekip dhe kemi futur lojtarë të rinj që do t’i japin shumë kombëtares”, deklaroi Probierz.

 

Polonia ka edhe një ndeshje, ndaj Çekisë në shtëpi. Aty ku fitorja është alternativa e vetme. Që gjithsesi nuk do të mjaftonte për ta mbyllur të dytët pas Shqipërisë.

Pasi Çekia nuk duhet të fitojë përballë Moldavisë, dhe këta të fundit nuk duhet të fitojnë kundër kuqezinjve të Sylvinhos.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...