Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Real Madrid planifikon goditjen e madhe, në shënjestër ylli i Liverpool

Real Madrid në sulm për Trent Alexander-Arnold. Kontrata e anësorit të Liverpool skadon në vitin 2025 dhe për momentin nuk ka tratativa për rinovimin e saj. “Los Blancos” e sheh si zëvendësuesin ideal të Dani Carvajal teksa një tjetër faktor plus është edhe fakti që lojtari i kombëtares angleze mbulon disa role në fushë me Jurgen Klopp që e ka provuar 25-vjeçarin edhe në rolin e mesfushorit.

Lexo edhe:

Lamtumira e Jurgen Klopp nga “The Reds” shtyn edhe më tepër Realin që të këmbëngulë në transferimin e Arnold. Spanjollët besojnë se pa teknikun gjerman në Anfield, do të jetë më e lehtë për t’i rrëmbyer Liverpoolit një nga yjet më të shndritshëm.

Për momentin ende nuk ka një informacion mbi preferencat e Arnold që me fanellën e Liverpool numëron më shumë se 300 ndeshje. Reali sapo e ka nisur ofensivën në drejtim të anësorit dhe e ndjek me nga afër situatën në klubin anglez duke e vendosur Trent Alexander-Arnold një objektiv për merkaton e verës së vitit 2024.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...