Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Reali ka 9 ditë pushim”, ankohet Guardiola, reagon Ancelotti

Real Madrid-Manchester City është çifti më i fortë në çerekfinalet e Champions League. Trajneri i kampionëve në fuqi, Pep Guardiola u ankua për kalendarin e ngjeshur të Citizens, ndryshe nga sa ndodh me “Los Blancos”.

Ne do të luajmë sot (e diel) me Arsenalin, të mërkurën me Aston Villën dhe të shtunën me Crystal Palace… Dhe pas këtyre tri ndeshjeve, përballemi me Realin në Madrid.

Nga ana tjetër ata do të luajnë ndaj Athletic Bilbaos dhe më pas do të kenë 9 ditë pushim… Për t’u përgatitur për sfidën ndaj nesh. Ky është një komoditet i madh, që ndikon jo pak në të tilla nivele”, u ankua spanjolli.

Lexo edhe:

Rreth kësaj çështjeje foli edhe Carlo Ancelotti. Trajneri i Realit u tregua i sinqertë pas fitores 2-0 ndaj Athletic Bilbaos, ku ndër të tjera tha:

Ky është futbolli. Jam i lumtur që do të kem 9 ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen me Cityn. Po, e pranoj që ne kemi një avantazh të vogël…

Gjithsesi, një gjë e tillë nuk do të ketë ndikim të madh në ndeshje. Kohë kemi për të qenë gati ndaj Cityt dhe do të bëjmë më të mirën tonë”, theksoi tekniku emilian.

Çerekfinalja e parë do të luhet në datën 9 prill në “Santiago Bernabeu”, ajo e kthimit tetë ditë më vonë në “Etihad”. Skuadra që kualifikohet do të gjejë në gjysmëfinale fituesin e Bayern Munich-Arsenal.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...