Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Reali ka gati 50 milionë euro për mbrojtësin e Chesea-t

Reali i Madridit është gati të hidhet në sulm për të transferuar në “Santiago Bernabéu” Reece James në rast se Chelsea do të detyrohet të shesë lojtarë këtë verë.

Madrilenët e pëlqejnë prej kohësh mbrojtësin e djathtë të Anglisë dhe bënë një përpjekje për ta transferuar që në merkaton e kaluar verore.

Megjithatë, 23-vjeçari zgjodhi të vijojë karrierën e tij te Chelsea, duke nënshkruar një marrëveshje të re afatgjatë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2028.

Por tani Chelsea është në probleme serioze, për shkak të “Fair Play-t Financiar”. “Blutë” e Londrës shpenzuan më shumë se 600 milionë euro në transferime dhe humbjet mund të jenë edhe më domethënëse për sa i përket sezonit në vazhdim.

Prandaj për të evituar ndëshkimet për shkak të shkeljes së rregullave financiare klubi duhet të shesë shumë lojtarë verën që vjen.

Lexo edhe:

Sipas rregullores së kampionatit anglez, humbjet vjetore të klubit nuk mund të kalojnë shumën e 120 milionë eurove për 3 vjet radhazi.

Dhe James mund të jetë një nga lojtarët e sakrifikuar. Sipas medieve spanjolle, Reali i Madridit është gati për të ofruar 50 milionë euro për mbrojtësin e krahut të djathtë, që do të ishte zëvendësuesi ideal i Dani Carvajal.

Këtë sezon, 23-vjeçari numëron 15 paraqitje në Premier League me fanellën e Chelsea-t, teksa ka shënuar edhe një gol.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...