Sulmuesi i kombëtare shqiptare, Armando Broja u rikthye këtë të dielë në fushë me Chelsean.
Broja e nisi sfidën ndaj Aston Villas nga stoli, ndërsa zbriti në fushë në minutën e 79’, duke zëvendësuar Caicedo-n.
Lexo edhe:
- “Jemi tifozë të Interit”, Shpendi debuton si titullar kundër skuadrës së zemrës
- VIDEO/ Klasikja e Holandës zgjat vetëm 56 minuta, tifozët e Ajaxit ndërpresin ndeshjen
- Qetësi “vrastare” para portës, Muçi gati të vendosë rekordin te Legia
- Broja rikthehet në fushë, por Chelsea nuk del nga kriza, Liverpooli nuk i ndahet City-t
Në një reagim në rrjetet sociale, Broja shprehu keqardhje për humbjen 0-1 ndaj Aston Villas, ndërsa më tej falenderoi të gjithë ata që punuan në rikthimin e tij.
“Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot, por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim.”-shkruan Broja.
